Albania Volleyball Fan's
  Kampionati shqipetar
 
21 Prill
```Femrat


Volejboll-Femra. Durrsaket sfidojnë bardheblutë në kryeqytet

Teuta kërkon të ndalë hovin e bardhebluve

Tirana - Teuta (sot, ora 16.00)

Salla sportive "Fahrie Hoti" (Tiranë)

Formacionet e mundshme

TIRANA: Shkurti, Ar.Prenga, Hysenbelli, Xhixha, Nezaj, Neli / G.Qose (L) / Në dispozicion: Hysa, Meta, Skara, Hakcani, Rama. Trajner: A. Gorenxa

TEUTA: Slançeva, Begiç, E.Tuci, Viçentiç, Pantoviç, Toska, / Llupo (L) / Në dispozicion: Xheka, Macukulli, Sadiku. Trajnere: L. Luca

Gjyqtarë:

Një sezon më parë ishin dy pretendentet kryesore për të fituar titullin kampion në volejboll për femra, por në fund kupën e ngriti Dinamo. Këtë vit, trofeu i kampionatit do të ndahet pikërisht mes tyre, Tiranës dhe Teutës. Sot pasdite, në sallën sportive "Fahrie Hoti", ora 16.00, luhet ndeshja e parë finale e play off-it në volejboll për femra. Bardheblutë e trajnerit Gorenxa, që e mbyllën sezonin e rregullt në krye të renditjes, pa asnjë humbje dhe vetëm me një set të humbur, do të kërkojnë të vazhdojnë këtë seri rezultatesh pozitive të pabesueshme. Skuadra që do të kërkojë të ndalë hovin e Tiranës është Teuta. Dy finalistet janë përballur dy herë në kampionat dhe të dyja ndeshjet janë fituar nga Tirana, me rezultatin e pastër 3-0. Për bardheblutë, 2 apo 3 ndeshjet finale të play off-it janë pengesat e fundit për të kurorëzuar me sukses një sezon që i ka parë fantastike në parket. Ndërsa Teuta, që këtë sezon ka pasur plot 3 trajnerë të ndryshëm në krye të saj dhe plot 7 volejbolliste të huaja në mesin e sezonit, do të sfidojë kryesueset e kampionatit, që kanë në favor të tyre edhe faktorin fushë. Një takim që pritet të dhurojë shumë emocione, natyrisht rivalitet dhe luftë të fortë sportive.

GentiSPIRI

Femra, finale play off

Ndeshja e parë, sot

Tirana - Teuta16.00

Ndeshja e dytë, 24 prill

Teuta - Tirana17.00

Ndeshja e tretë, 27 prill

Tirana - Teuta16.00



```Meshkujt

Tirana - Studenti (sot, ora 18.00)

Salla sportive "Fahrie Hoti" (Tiranë)

Formacionet e mundshme

TIRANA: Ferhati, Tarja, Tukseferi, G.Lundra, Peçi, Lenja / Kasemi (L) / Në dispozicion: Deda, Zeqiri, Joanidhi, Sinani, Zenuni. Trajner: I. Koja

STUDENTI: Kasa, Kaja, A.Lundra, Kajtazi, Ndoni, Husaj / Gorenxa (L) / Memia, Kaziç, Tepelena, Musa, Xhija. Trajner: Y. Tomorri

Gjyqtarë:

Kampionati kombëtar i volejbollit çel sot pasdite ndeshjet finale të meshkujve, me përplasjen interesante derbi, atë midis Tiranës dhe Studentit. Dy ekipet kryeqytetase, pasi kaluan javën e shkuar "pengesën" gjysmëfinale, tashmë janë gati të përballen sërish mes tyre, këtë herë për të fituar titullin kampion. Në sallën sportive "Fahrie Hoti", sot do të luhet ndeshja e parë finale e play off-it, sfidë që do të nisë në orën 18.00. Një finale që pritej, duke parë përbërjet e dy skuadrave dhe ecurinë e tyre në këtë sezon. Por ajo që nuk dihet ende është se cila prej skuadrave do të jetë kampione, pasi gjithçka mbetet e hapur dhe ndoshta titulli do të caktohet në ndeshjen e tretë. Në këtë sezon, Tirana dhe Studenti janë përballur vetëm 2 herë mes tyre, në dy ndeshjet e kampionatit, ku bardheblutë kanë fituar në të dyja ndeshjet 3-2. Por, nga ana tjetër, Studenti ka fituar të gjitha turnetë e këtij sezoni, Kupën e Federatës dhe Kupën e Shqipërisë, duke treguar se di të fitojë atëherë kur duhet. Gjithsesi, përbërjet e dy skuadrave lënë të hapur çdo rezultat sot në mbrëmje, ndërkohë që bardheblutë kanë në favor të tyre faktorin fushë, pasi luajnë në "Fahrie Hoti". Një sfidë që pritet të jetë e fortë, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë në këtë sezon, me rivalitet dhe emocione, e natyrisht që do të ndiqet nga shumë sportdashës. Në përfundim të sezonit të rregullt, skuadra e Tiranës u rendit në vendin e parë, pa asnjë humbje, ndërsa Studenti u rendit i treti.

GentiSPIRI

Meshkuj, finale play off

Ndeshja e parë, sot

Tirana - Studenti18.00

Ndeshja e dytë, 24 prill

Studenti - Tirana18.00

Ndeshja e tretë, 27 prill

Tirana - Studenti18.00




 
  Today, there have been 8 visitors (10 hits) on this page! Të gjitha të drejtat e rezervuara!  
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free